Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka komentuar rastin e gjuajtjes me armë nga një pjesë e kabinetit të Qeverisë Haradinaj dhe rastin gjyqësor ndaj tyre.
Ministri i Diasporës, Dardan Gashi dhe ai i Tregtisë, Endrit Shala, kishin gjuajtur me armë në odën e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj teksa festonin lirimin e këtij të fundit nga akuzat për korrupsion. Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj tyre për posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa sot u shty seanca për shkak të kërkesës së avokatëve mbrojtës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Puls të KTV-së, Tahiri e ka quajtur këtë rast “gjest të pahijshëm”.
“Ka qenë gjest i pahijshëm pavarësisht pozitës që mbajnë. Nuk dua të komentoj më shumë. Duhet të presim verdiktin”, ka thënë ai duke shtuar se në një shtet sovran nuk i duhet asnjë qytetari arma. “Sidoqoftë te zyrtarët është e papranueshme”, ka shtuar ai.