Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka komentuar rastin e gjuajtjes me armë nga një pjesë e kabinetit të Qeverisë Haradinaj dhe rastin gjyqësor ndaj tyre.
Ministri i Diasporës, Dardan Gashi dhe ai i Tregtisë, Endrit Shala, kishin gjuajtur me armë në odën e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj teksa festonin lirimin e këtij të fundit nga akuzat për korrupsion. Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj tyre për posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa sot u shty seanca për shkak të kërkesës së avokatëve mbrojtës.
Në Puls të KTV-së, Tahiri e ka quajtur këtë rast “gjest të pahijshëm”.
“Ka qenë gjest i pahijshëm pavarësisht pozitës që mbajnë. Nuk dua të komentoj më shumë. Duhet të presim verdiktin”, ka thënë ai duke shtuar se në një shtet sovran nuk i duhet asnjë qytetari arma. “Sidoqoftë te zyrtarët është e papranueshme”, ka shtuar ai.
-
Me gjithë fushatat vetëdijesuese, ministrat thonë se nuk e dinin që gjuajtja me armë është e palejueshme
-
Ministrat Gashi e Shala pranojnë se kanë gjuajtur me armë, ky i fundit thotë të mos e ketë ditur që po kryen vepër penale
-
PDK-ja për vrasjet e fundit: Përgjegjëse direkte, Qeveria
-
Opozita: Sjellja e Kurtit mbi gjyqësorin e prokurorinë, e papranueshme dhe e gabuar
-
MD e Qeveria drejtojnë gishtin kah njëra-tjetra për qasje në dokumente për shpenzimet për Specialen