Avokati i policit: Vajza shkoi vetë për të abortuar te gjinekologu Foto: Koha

Avokati i policit: Vajza shkoi vetë për të abortuar te gjinekologu

Dardane Neziri Dardane Neziri 08 February 2019 15:12

Një ditë më parë, kur po vendosej rreth masës së paraburgimit ndaj policit të dyshuar V.V., për keqpërdorim seksual, duke keqpërdor pozitën, si dhe për ndërprerje të palejuar të shtatzënisë, avokati i të dyshuarit, Bekim Kafexholli, para gjykatës ka deklaruar se e dëmtuara ka shkuar vetë në Ordinancën “Cerstina” për të abortuar.

Detaje të reja, Prokurori përshkruan para gjykatës rastin në Drenas

Në vendimin e gjykatës, që e posedon “Koha Ditore”, ai ka deklaruar fillimisht se klienti i tij nuk e njeh profesorin, të cilin e ka denoncuar e dëmtuara para policisë. Ka thënë se i dyshuari nuk ka bërë kurrfarë ndikimi apo presioni rreth denoncimit që ajo e ka bërë para policisë.

Ekskluzive: Deklarata e policit V.V. para gjykatës

Ndërkaq, sa i përket abortimit muajin e kaluar, ka thënë se klienti i tij nuk ka qenë në ordinancë, ashtu siç e përshkruan prokuroria.

“Dua të kujtoj se mjeku që e ka bërë intervenimin ka treguar qartë se e dëmtuara ka shkuar vetë, nuk ka treguar se ka pasur presion dhe ndërprerjen e ka bërë në mënyrën vullnetare dhe nuk e ka përmend asnjëherë se ka qenë ndonjë person, që ka bërë pagesën në emër të dëmtuarës. Deklarata e vajzës është tërësisht subjektive, jo e drejtë dhe jo reale”, ka thënë Kafexholli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

lona 11/02/2019 09:40

tmerr tmerr tmerr.Burgim te perjetshem per policin dhe arsimtarin ia kisha dhane pa pike dyshimi.

rrusta08/02/2019 16:24

Po mendoni bre pak,që ata fmi i kan prindërit dhe jan shqiptar,deri sa për juvet sbesoj që jeni shqiptar fare por tpa fe dhe rod qenit,a ësht aj fmi i dikujt? pa marr parasysh se cilit komb i përket,a e zez apo e bardh sluen rrol,pse po e keqpërdorni uniformen,një komb po e marroni,po a spo përdhunohet e gjith familja vetëm që ndoshta ska krah tfort,dhe jan fukara,shqiptari bac do Diktatur do me i ndejt me Dajak te kryet,bash me dasht femra vet ju që ini në uniform duheni me u rujt,pak he dala e plast,por edhe zyrtar tjer,msues pedofil,poashtu edhe mjeku,me shujt dhe mos me e denoncu rastin,qësht kah ndodh me Kosovën,ku asht besa,ku asht burrnija ,morali,vall a mos po ija bani me dor kojshis me u hy edhe iher Brenda dhe me u pru nveti,?tpa din tpa iman.Zot qfar populli tek asht kosovari?shqiptari?

Shto koment

Të ngjashme