Arbëri

Ekskluzive: Deklarata e policit V.V. para gjykatës

Ekskluzive: Deklarata e policit V.V. para gjykatës
Foto: Ilustrim

Polici i dyshuar për tri veprave penale, V.V., të cilit iu caktua masa e paraburgimit një ditë më parë, nuk e ka pranuar fajësinë para gjykatës dhe as prokurorisë.

Në vendimin, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, ka mohuar pretendimet e prokurorisë. Ka thënë se në vitin 2017 nuk është marrë me rastin e vajzës në Drenas, e cila në kohën e denoncimit ishte e mitur.