Arbëri

Moti sot në Kosovë – me vranësira dhe diell

Foto: Koha / ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar sot se do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlerat e normales ndërsa do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s.