Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Diskutimi për kufijtë, rrezik për resurset e Kosovës

Reagime të ashpra kanë nxitur në Kosovë deklaratat e zyrtarëve të Brukselit se “Trepça” duhet të jetë temë diskutimi në negociatat e Brukselit.

Por një ditë më vonë zyrtarë të përfaqësueses së lartë së BE-së i “korrigjuan” këto deklarata, duke thënë se është në dorën e palëve t’i vendosin temat për diskutimin në tavolinën e negociatave, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, Serbia në vazhdimësi ka bërë përpjekje që t’i ngrejë si tema edhe resurset e Kosovës, të cilat gjeografikisht ndodhen në pjesën veriore të populluar me shumicë serbe.

Njohës të zhvillimeve kanë thënë se pikërisht gatishmëria e liderëve kosovarë për të negociuar gjithçka me Serbinë ua ka hapur derën edhe diskutimeve për resurset ekonomike.

“Mendoj që procesi dialogues, deri më tani, është karakterizuar me shprehjen e gatishmërisë nga ana e palës kosovare për të dialoguar për çfarëdo teme që i intereson Serbisë. Rëndom, edhe deklarata e BE-së se, çështja e “Trepçës” duhet të negociohet në Bruksel e konfirmon atë që kanë deklaruar shumë njohës të këtyre zhvillimeve”, ka thënë për gazetën analisti, Krenar Shala. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)