Administrata e Prokurorisë Speciale në grevë, iu zbritën pagat bazë Foto: Koha / ilustrim

Administrata e Prokurorisë Speciale në grevë, iu zbritën pagat bazë

05 February 2019 15:31

Sindikata e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me menaxhimin e KPK-së kanë shprehur shqetësime e tyre lidhur me Draft- Ligjin për Pagat.

Sipas tyre, draft-ligji ne fjalë nuk është i drejtë, është diskriminues dhe bie ndesh me parimet bazë të marrëdhënies kontraktuale, parimin e mos-diskriminimit, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare në lidhje me të drejtën për pagë të barabartë dhe të dinjitetshme.

“Përveç tjerash, trajtimi i stafit të Prokurorisë Speciale me këtë Draft- Ligj është denigrues dhe demotivues për funksionim normal të punës andaj nëse koeficienti për PSRK mbetet ashtu siç është në Draft Ligj, do të vihet në pikëpyetje të madhe një funksionimi efektiv dhe normal i kësaj Prokurorie”.

Nga propozimi i fundit i draft Ligjit për paga, pothuajse të gjithë stafit mbështetës të Prokurorisë Speciale u janë zbritur pagat bazë deri në 50%, si dhe janë larguar të gjitha shtesat aktuale, duke përfshirë shtesën për përkrahje të prokurorisë Speciale për stimulim të luftimit të Korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas tyre, paga e paraparë në projektligjin e ri të propozuar për paga, do të rrezikoj ekzistencën sociale të stafit mbështetës në PSRK.

“Stafi mbështetës i PSRK-së kërkon që pagat e tyre të jenë ekuivalente me pagat e stafit mbështetës të Kuvendit të Kosovës, duke pasur parasysh rëndësinë dhe natyrën e punës në Prokurorinë Speciale, rrezikshmërinë dhe duke u bazuar në faktin se Gjyqësori është ekuivalent me legjislativin dhe ekzekutivin si pushtete të ndara, ashtu siç është përcaktuar ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Të njëjtit kërkojnë të mos zbriten pagat e stafit mbështetës si dhe të përfshihen të gjitha shtesat aktuale në Ligjin e ri të pagave si pagë bazë. Po ashtu, të tërhiqet ligji në fjalë nga procedimi për votim në Parlamentin e Kosovës, duke rishqyrtuar atë dhe përmirësuar konform kërkesave tona dhe parimeve baze të mos-diskriminimit, pagës së njëjtë për punën e njëjtë, duke u bazuar në rendësin e pozitës dhe vendeve të punës.

Ata kanë shprehur besimin e tyre se misioni i drejtësisë është i pa prekshëm dhe as kush nuk ka të drejte te ndërhyje duke cenuar funksionalizimin si organ i pavarur.

“Mbesim me shpresë që reagimi i jonë do të gjej mirëkuptimin tuaj, njehërit do te parandalohet degradimi i sistemit prokurorial përmes ligjit te pagave, ose pozitat tona do të marrin vendin e merituar sipas koeficienteve ekuivalent me pozitat e pushteteve te tjera në Republikën e Kosovës. Pa dëshirën tonë, ne jemi të detyruar që me vullnetin tone organizativ se në rast kërkesa jonë nuk realizohet, do t`i përdorim mjetet tona sindikale dhe atë “GREVEN” si mjetin me të rendë për realizmin e të drejtave tona duke filluar data 04.02.2019 ditë e Hanë, deri në plotësimin e kërkesave tona të drejta”, përfundon njoftimi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme