Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se për shkarkimin e ministrit Nenad Rikalo u organizuan protesta e mocion në Kuvend, por ai vazhdoi të mbante postin, derisa PSD-ja, sipas tij, nuk gjeti mënyrën e duhur.
Molliqaj thotë se shkarkimin e Rikalos pamundësohet ndikimi i Listës Serbe në shtetin tonë.
Haradinaj shkarkon Rikalon si kusht të PSD-së, jo për shkak të skandaleve
“Kushti 1: Shkarkohet Rikalo. Për shkarkimin e ministrit Rikalo u organizuan protesta e mocion në Kuvendin e Kosovës, por pavarësisht këtyre, ai vazhdoi ta mbante postin e ministrit. Falë Partisë Socialdemokrate, Rikalo sot u shkarkua dhe njëkohësisht po pamundësohet ndikimi i Listës Serbe në shtetin tonë, sepse tash e tutje, kjo ministri nuk do të udhëhiqet nga Lista Serbe. Ata që dikur ishin për shkarkimin e Rikalos, sot nga xhelozia e suksesit të partisë sonë, çuditërisht kanë ndërruar qëndrim dhe po mundohen që këtë shkarkim ta zbehin dhe ta paraqesin si të parëndësishëm. Por dallimi është se ata vajtojnë, ndërsa ne arrijmë rezultate konkrete”, ka shkruar Molliqaj.
Sidoqoftë, shkruan tutje Molliqaj, fuqia e Partisë Socialdemokrate po shihet dita ditës.
“Ministria e Bujqësisë duhet të rifunksionalizohet dhe të hetohen të gjitha keqpërdorimet milionëshe. Nuk do të ketë vend në institucionet e Kosovës për njerëzit e dyshuar për krime ndaj shqiptarëve dhe keqpërdorime milionëshe të buxhetit tonë. Urime”, ka përfunduar ai.