Arbëri

UPZ-ja në grevë me SBASHK-un, jo me vendim të rektorëve

UPZ-ja në grevë me SBASHK-un, jo me vendim të rektorëve

Pos bashkimit me SBASHK-un në kërkesat për koeficientë në ligjin për paga, universitetet publike nga e marta kanë vazhduar grevën edhe me një vendim të ri të Konferencës së Rektorëve. Megjithatë, kjo nuk vlen edhe për Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Të hënën u mor vendim në Konferencën e Rektorëve që universitetet publike të futen në grevë të përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesës për shkarkim të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, që kishte pezulluar 42 drejtime e programe në të gjitha universitetet publike në Kosovë. Nga kjo konferencë doli kërkesa për shkarkim të ministrit të Arsimit, bordit të KSHC-së dhe shfuqizimin e vendimeve për tërheqje dhe refuzim të akreditimit të programeve që kanë qenë të akredituara.