Arbëri

Haradinaj me letër u vë kusht vendeve të Quintit për heqjen e taksës

Foto: Koha / ilustrim
 

Kryeministri Ramush Haradinaj sot u ka dërguar një letër ambasadorëve të Quint-it, përmes së cilit ka njoftuar për kushtet të cilat duhet të plotësohen në mënyrë që Qeveria ta pezullojë taksën 100% ndaj Serbisë.

Haradinaj kërkon nga SHBA-ja dhe BE-ja që të nisin dhe mbështesin një konferencë ndërkombëtare me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.