Pacientët në spitale publike mund të detyrohen të blejnë dhjetëra lloje të barnave për shkak që Ministria e Shëndetësisë nuk po arrin të nënshkruajë tenderët e shpallur për barnat e Listës Esenciale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Një gjë të tillë nuk po mund ta bëjë për shkak që të gjitha ofertat që i ka pranuar në tenderin e fundit i kanë tejkaluar mjetet e ndara prej MSh-së për secilin bar që është kërkuar. Kjo ka bërë që tenderi për furnizim me rreth 30 barna ka dështuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsyetimi i Ministrisë së Shëndetësisë për anulimin e këtij tenderi është se të gjithë operatorët ekonomikë kanë ofertuar me çmime më të shtrenjta.
Gazeta ka hulumtuar ofertat që janë dorëzuar në MSh dhe ka krahasuar me ofertat e kompanive farmaceutike që i bëjnë për tregun me pakicë konkretisht barnatoret. Nga ky hulumtim vërehet një mospërputhje e madhe e çmimeve. Përderisa operatorët ekonomikë ofertojnë me çmime përafërsisht të njëjta në barnatore private, çdo javë njëjtë nuk ndodh edhe me ofertat e tyre për MSh-në.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)