Lushtaku: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe e tillë do të mbetet

Lushtaku: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe e tillë do të mbetet

23 January 2019 09:02

Ish-komandanti i Zonës Operative të UÇK-së, Sami Lushtaku, pas intervistimit nga Gjykata Speciale në Hagë, ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e tillë do të mbetet.

“Dëshiroj nga zemra të falënderoj secilin nga Ju, për thirrjet, mesazhet, komentet e mbështetjen e madhe e të parezervë që më keni dhënë gjatë ditëve të fundit, lidhur me intervistimin tim në Hagë. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen”, ka shkruar Lushtaku, përcjell KsP.

Këtë muaj Gjykata Speciale ka filluar intervistimet e para të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme