Qytetarët nuk presin që taksa për mallrat serbe të hiqet së shpejti Foto: Koha / ilustrim

Qytetarët nuk presin që taksa për mallrat serbe të hiqet së shpejti

21 January 2019 23:30

Në dymujorin e vënies së taksës 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja, qytetarët vazhdojnë të besojnë se ajo do të mbetet në fuqi, pavarësisht rritjes së presionit nga ndërkombëtarët.

Edhe pse SHBA-ja bëri të qartë kërkesën që ajo të tërhiqet, Qeveria ka përsëritur se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën.

Në një sondazh nga Koha.net lidhur me pritjet e qytetarëve se a mund të hiqet taksa këtë javë, 63 për qind e votuese mendojnë se ajo do të mbetet në fuqi.

Në sondazhin me pyetjen: “A prisni që taksa prej 100 % për mallra të Serbisë dhe Bosnjës të hiqet javën që vjen?” janë përgjigjur rreth 2400 persona.

Të martën pritet një takim i ambasadorit amerikan Philip Kosnett dhe kryeministrit Ramush Haradinaj e kryeparlamentarit Kadri Veseli, me ç’rast konsiderohet se ajo do të jetë ditë vendimtare për të parë nëse taksa do të mbesë në fuqi ose jo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme