Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“BERZH-i do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën”

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Zsuzsanna Hargitai, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin në mes të Qeverisë së Kosovës dhe BERZH-it, njofotn kumtesa, transmeton Koha.net.

Gjatë Hamza theksoi se BERZH-i paraqet njërin ndër partnerët kryesor për Kosovën për realizimin e projekteve me rëndësi. Ministri theksoi rëndësinë e mbështetjes së Bankës për sektorin privat dhe inkurajoi Bankën për mbështetje të vazhdueshme të këtij sektori.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtoresha e BERZH-it Zsuzsanna Hargitai vlerësoi lartë bashkëpunimin e Bankës me institucionet e Kosovës dhe shtoi se për projektet me rëndësi strategjike mbështetja e BERZH-it nuk do të mungojë. Ajo gjithashtu theksoi se BERZH do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për sektorin privat dhe publik përmes formave të ndryshme të asistencës.