Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas Kosovës, Hahn viziton Shqipërinë

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn pas vizitës së sotme në Kosovë, do të shkojë edhe në Tiranë

Pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë, me të cilin thuhet se do të diskutonte mbi taksën 100% ndaj produkteve serbe të importuara në vend, ai do të mbërrijë në mbrëmje në kryeqytetin shqiptar për t’u takuar edhe me kryeministrin Rama.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Tiranë, Hahn pritet të bëjë një vlerësim të reformave që po ndiqen aktualisht në vend prej qeverisë së kryeministrit Rama.

“Tani është me rëndë tejet të madhe ndjekja e reformave me vendosmëri, pasi ato janë të domosdoshme për të ecur përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian”, thuhet në njoftimin e vizitës së Hahnit edhe në Tiranë, nga shërbimi mediatik i BE-së.