14 persona kanë humbur betejën me koronavirus në 24 orët e fundit, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Të mërkurën, janë regjistruar edhe 923 raste të reja pozitive, shifër rekorde për vitin 2021.
Rastet e vdekjes janë nga Prishtina (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizreni (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj (85 vjeç), Fushë-Kosova (81 vjeç), Lipjani (82 vjeç), Mitrovica (89 vjeç), Peja (52 vjeç) dhe Vushtrria (69 vjeç).
923 raste e reja kanë dalë nga testimi i 3470 mostrave. Numri total i rasteve pozitive është 90 mijë e 430 ndërsa 1872 persona kanë humbur betejën me virusin.
Numri i rasteve aktive është 13.804.
Artikuj të ngjashëm
-
14 të vdekur e 583 raste pozitive me COVID-19 të shtunën në Kosovë
-
Një i vdekur e 28 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
Tetë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
14 të vdekur dhe 701 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
14 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 685 raste