Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

14 të vdekur e 368 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur 14 persona si pasjë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 368 raste të reja pozitive.

Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 6.882 mostrave të dyshimta për Sars Cov-2.

Tre të vdekur janë të grupmoshës 60-69 vjet, shtatë të grupmopshës 70-79 vjet e katër mbi 80-vjeçarë.

Katër të vdekur janë nga Drenasi,dy nga Prishtina, nga një në Fushë Kosovë, Lipjan, Mitrovicë, Pejë, Klinë, Malishevë, Prizren, Istog.

Më së tepërmi raste të reja pozitive janë regjistruar te grupmosha 30-39 vjet, 66 sosh, pasuar nga ajo 40-49 vjet 60 sosh, e 50-59 vjet 57 sosh.

Në grupmoshën 20-29 vjet janë regjistruar 51 raste të reja, 10-19 vjet 27 raste të reja e 0 deri në 9 vjet janë regjistruar 17 raste të reja pozitive.

Në Prishtinë sërish janë regjistruar më së tepërmi raste të reja pozitive, 71 sosh.

Edhe Gjashtë të vdekur e 2.033 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë Arbëri Gjashtë të vdekur e 2.033 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë

Numri total i të infektuarve ka arritur në 158.396, i të vdekurve në 2859.

Në 24 orët e fundit ndërkohë janë shëruar 1.382 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 142.064. Numri i rasteve aktive është 13.473.

 

Image