Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

14 raste të reja me COVID-19 të hënën në Kosovë

14 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, ka bërë të ditur të hënën Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 708 mostra të marra për testim.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 24 persona janë shëruar, duke e çuar në 224.085 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 534.