14 organizata të shoqërisë civile do të nisin mbledhjen e nënshkrimeve të peticionit për “shpëtimin e arsimit”.
Mbledhja e nënshkrimeve do të nis nga 15 marsi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEgzon Gashi, drejtor në organizatën “Teach for Kosova” ka thënë se janë të shqetësuar me gjendjen e arsimit dhe reagimin joadekuat të Qeverisë, sidomos pas rezultateve të PISA-s.
“Pas rezultatit të testit ‘PISA’ ne jemi të shqetësuar me rezultatet dhe jemi të shqetësuar me reagimin jo adekuat nga qeveria. Si pasojë e kësaj ne kemi hartuar disa politika për veprime që duhet ndërmarrë në sistemin e arsimor. Ne sot do të fillojmë mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve”, ka thënë ai.
Jehona Gjurgjelaj, drejtoreshë në organizatën “Toka”, ka paraqitur tri kërkesa për përmirësimin e cilësisë në arsim, që sipas saj, janë urgjente.
“Janë tri çështje që ne i konsiderojmë urgjente. Riorganizimi i shkollave me më pak se 60 nxënës. MASHTI dhe komunat duhet të fillojnë me urgjencë që t’i mbyllin shkollat. E dyta pensionimi i parakohshëm i mësimdhënësve. Kërkesa e tretë, vlerësimi vjetor i mësimdhënësve. Është me rendësi që vlerësimi nuk është ndëshkim por ndihmë për ta”, ka thënë ajo.