Kanë rezultuar negativë në testin për koronavirus 14 anëtarët e familjes nga Zabeli i Ulët në Drenas, familjarë të personit që kishte rezultuar pozitiv me koronavirus ditë më parë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai ka ftuar qytetarët të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet rreth parandalimit dhe luftimit të Covid-19.
“Lajm i mirë, të gjithë 14 anëtarët e familjes së testuar nga Zabeli i Ulët, janë negativ! Pas identifikimit të një qytetari si pozitiv me covid-19, nga Zabeli i Ulët, tërë familja është marrë në testim. Nga testimi rezulton se të gjithë 14 anëtarët e familjes janë negativ. Ftoj qytetarët edhe më tej të respektojnë udhëzimet rreth parandalimit dhe luftimit të virusit covid-19! Kujdes po, panik jo!”, ka shkruar Lladrovci.
-
Pak ditë pasi doli pozitive me koronavirus, gruaja nga Zabeli i Ulët rezulton negative
-
Zabeli i Ulët nuk është më vatër e përhapjes së koronavirusit
-
Ramiz Lladrovci del pozitiv me COVID-19
-
Lladrovci në pritje të rezultatit të testit për COVID-19
-
18 rastet e kontaktit të gruas së zhvarrosur në Istog, dalin negativë për koronavirus