Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lladrovci në pritje të rezultatit të testit për COVID-19

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kryer sot testin për COVID-19 pas disa shqetësimeve që i ishin shfaqur mbrëmë.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se është në pritje të rezultatit.

“Mbrëmë kam pasur shqetësime shëndetësore dhe kam kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas. Pas përkujdesjes, kam bërë edhe testin për COVID-19 në Klinikën Infektive. Jam në pritje të rezultateve. Deri në marrjen e rezultateve, jam vetizoluar. Respektoni udhëzimet e IKShPK-se, bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën”, ka shkruar Lladrovci.