Arbëri

SBASHK: Greva e mësimdhënësve nuk do të ndërpritet

 

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ua ka bërë të qartë deputetëve të Komisionit për Arsim, se greva e mësimdhënësve nuk do të ndërpritet, raporton KTV.

E vetmja kërkesë, sipas Jasharajt, është nivelizimi i këtij sektori me sektorët e tjerë dhe nuk ka kthim prapa për rritjen prej 30 për qind të koeficientit për mësimdhënës, duke ftuar Qeverinë dhe të gjitha institucionet relevante që të punojnë në këtë drejtim.