Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe një herë ka përsëritur se viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë.
Madje, ai tha se përkundër sfidave që mund ti kenë gjatë këtij viti do të përpiqen që të mbeten të fokusuar në ekonomi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto komente kryeministri i Kosovës i ka bërë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. "Viti që shkoj ka qenë një vit më shumë i infrastrukturës ligjore, rend dhe ligj. Ky vit është i ekonomisë dhe do ti kthemi seriozisht temave ekonomike. Edhe pse në Kosovë e kemi politikën tatimore më të favorshme në rajon, por dëshirojmë prapë që ti dëgjojmë investitorët. I kemi 11 investues potencial që pritet të investojnë në Kosovë. Ligji i punës është miratuar dhe është përcjellë në Parlament, ajo që është e rëndësishme është çështja e lehonisë. Ligji për festat zyrtare nuk ka avancim, ka mbetur ashtu siç ka qenë", tha ai.
Kryeministri ka thënë se sfidë mbetet implementimi i ligjeve. "Ne kemi plotë sfida implementuese në Kosovë, ne nuk është se nuk hartojmë ligje, por dobësitë tona hetohen kur bëhet fjalë për implementim", tha ai.
Ministri i MTI-së, Endrit Shala, u shpreh se do të angazhohen që të ketë zhvillim më të madh ekonomik gjatë këtij viti.
"Tërheqjen e investimeve në vend. Duke qenë se këtë vit qeveria e ka shpallur vit të ekonomisë do të angazhohemi në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Kosovës, zhvillim ekonomik dhe prurjen e investimeve të huaja", tha ai.