Tridhjetë e gjashtë minuta pasi kemi hyrë në vitin 2019, në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, është kryer lindja e parë.
Foshnjën e gjinisë femërore e ka sjellë në jetë një 18-vjeçare nga Fushë Kosova, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pacientja është Miranda Bajrami, e lindur në vitin 2000, nga Fushë Kosova. Ka lindur foshnjën e gjinisë femër, me peshë trupore 4050 gramë. Vlerësimi i nenatologëve për frytin ka qenë me notë maksimale”, thotë Naser Berisha, shef i ekipit të mjekëve, Klinika e Gjinekologjisë.
Sipas mjekëve, lindja është bërë me operacion dhe, si nëna ashtu edhe fëmija, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Berisha ka bërë të ditur se gjatë vitit që lamë pas, në Gjinekologji janë kryer gjithsej 9985 lindje.
Shumica e foshnjave kanë qenë meshkuj (5436), ndërsa 4852 foshnje kanë qenë femra.
276 lindje kanë qenë binjakë, ndërsa 16 lindje trinjakë.
Për dallim nga viti i kaluar, sivjet, presidenti e as asnjë nga liderët institucionalë të vendit, nuk e kanë vizituar foshnjën e parë.