Arbëri

Policët tregojnë vështirësitë që kanë gjatë festave

Derisa të gjithë qytetarët janë duke festuar fillimin e vitit 2019, disa zyrtarë policorë të stacionit të Ferizajt po kujdesen për sigurinë e tyre, raporton KTV.

Disa zyrtarë po qëndronin brenda në stacion duke i pritur thirrjet e qytetarëve dhe duke vëzhguar pjesët kryesore të qytetit.

E, Halit Caka dhe Halim Pashtanela kanë patrulluar në shumë pjesë të qytetit të Ferizajt.

Ata tregojnë se, pavarësisht se sa e kanë të vështirë të punojnë në ditë feste, mbi të gjitha, primare e kanë sigurinë e qytetarëve.

Qytetarët e Ferizajt kanë një urim për të gjithë policët e Kosovës.

Në natën e ndërrimit të moteve, në qytetin e Ferizajt, ka ndodhur një grabitje e armatosur, ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, si dhe është goditur me veturë një person. Po ashtu, është vjedhur edhe një veturë.