Arbëri

Pse Shqipëria po “delegjitimon” bastet

Foto nga Facebook-u i Edi Ramës
 

Nga nxitja e dhunës në familje dhe varfërisë, e deri te mbushja e xhepave të kriminelëve, dashuria e Shqipërisë për lojërat e fatit ka shkaktuar një sërë sëmundjesh sociale, në një nga vendet më të varfra të Evropës.

Por, duke nisur nga viti 2019, shteti ballkanik ka ndërmarrë një nismë mbarëkombëtare për t’i dhënë fund varësisë nga to, me shpresën se do të frenojë vuajtjet dhe dhimbjet që kanë pllakosur në dhjetëra familje, raporton AFP.