Arbëri

Mot i ftohtë, mundësi për borë

Mot i ftohtë, mundësi për borë
Foto: Koha / ilustrim

Në fillim të javës me shi, nga e marta më ftohtë, mundësi edhe për borë

Pas motit të butë që mbizotëroi në fundjavë, me temperatura maksimale që vende-vende arritën edhe në 13C deri 15C, në fillim të javës pritet të depërtojë nga veriu i kontinentit, një front i ftohtë që do të sjellë vranësira, erëra të fuqishme dhe të reshura, që ditën e hënë do të fillojnë me shi, e më vonë gjatë natës dhe nga dita e martë me mundësi edhe për reshje bore. Nga dita e martë, po ashtu pritet të mbajë mot më i ftohtë.