Hulumtimi më i ri i Qendrës për studime euroatlantike (CEAS) tregon se 11 % e qytetarëve të Serbisë mbështesin hyrjen e saj në NATO, 68 % janë kundër, ndërsa 21 % e tyre janë të pavendosur, transmeton Koha.net.
Kështu ka thënë drejtoresha e kësaj qendre Jelena Miliq, e cila e ka vlerësuar interesant shtimin e numrit të të pavendosurve si dhe zvogëlimin e atyre që kundërshtojnë integrimet euroatlantike.
Ajo për gazetën e Beogradit “politika" tha se thellimi i bashkëpunimit të Serbisë me NATO-n është parakusht për formalizimin e marrëdhënieve Serbi – Kosovë.
Arsyen e kundërshtimit për anëtarësim në NATO nga qyetarët, Miliq e sheh te bombardimet që NATO-ja kishte bërë në Serbi në vitin 1999.
Artikuj të ngjashëm
-
84 për qind e serbëve nuk e duan anëtarësimin në NATO
-
89% e serbëve kundër anëtarësimit në NATO
- BE-ja të mos bjerë në gracka rreth mbështetjes publike për anëtarësim të vendeve të reja
-
Kosovarët duan anëtarësimin në BE e NATO, të shqetësuar për tensionet me Serbinë
-
PIPS: Mbi 60% e qytetarëve të painformuar për planin evropian dhe dialogun