Qytetarët e Ballkanit vazhdon t’i braktisin vatrat e veta.
Sipas shifrave që sot përmendin medie të Gadishullit, më së shumti vendin e braktisin qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, madje 43, 5 % e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë së shumti nga ta jetojnë në Kroacinë fqinje, tregon harta, transmeton Koha.net.
Kur bëhet fjalë për vendet nga rajoni, në vendin e dytë është Shqipëria me 38,8 % të banorëve.
Nga Maqedonia janë shpërngulur 24,8 e banorëve nga të cilët më së shumti vendosen në Turqi.
Malin e Zi e kanë braktisur 22,1% e popullatës, Kroacinë 20,4 % ndërsa nga Serbia janë larguar 10,9 % e banorëve, transmeton Koha.net.
Sipas këtyre shifrave, më së shumti qytetarë të Kroacisë të Malit të Zi janë vendosur në Serbi.
Sllovenët më së shumti shpërngulen në Gjermani, ndërsa shqiptarët në Itali, gjermanët në SHBA e britanikët në Australi.
Më së paku të shpërngulur ka nga Spanja, vetëm 2,7 për qind e popullatës së saj.
Në këtë hartë nuk ka shënime për kosovarët e shpërngulur, por dihet se numri i të shpërngulurve nga vendi ynë është mjaft i madh.