Qytetarët e Ballkanit vazhdon t’i braktisin vatrat e veta.
Sipas shifrave që sot përmendin medie të Gadishullit, më së shumti vendin e braktisin qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, madje 43, 5 % e tyre.
Më së shumti nga ta jetojnë në Kroacinë fqinje, tregon harta, transmeton Koha.net.
Kur bëhet fjalë për vendet nga rajoni, në vendin e dytë është Shqipëria me 38,8 % të banorëve.
Nga Maqedonia janë shpërngulur 24,8 e banorëve nga të cilët më së shumti vendosen në Turqi.
Malin e Zi e kanë braktisur 22,1% e popullatës, Kroacinë 20,4 % ndërsa nga Serbia janë larguar 10,9 % e banorëve, transmeton Koha.net.
Sipas këtyre shifrave, më së shumti qytetarë të Kroacisë të Malit të Zi janë vendosur në Serbi.
Edhe
Dalja më e ulët në Gjakovë e Prizren, më e larta në komunat me shumicë serbe
Sllovenët më së shumti shpërngulen në Gjermani, ndërsa shqiptarët në Itali, gjermanët në SHBA e britanikët në Australi.
Më së paku të shpërngulur ka nga Spanja, vetëm 2,7 për qind e popullatës së saj.
Në këtë hartë nuk ka shënime për kosovarët e shpërngulur, por dihet se numri i të shpërngulurve nga vendi ynë është mjaft i madh.