Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu përmes një shkrese për kirurgët e dhjetë klinikave ka paralajmëruar masa për ta nëse e vazhdojnë grevën e nisur si pakënaqësi me pagat të cilat i kanë.
Ai po e cilëson këtë grevë si të jashtëligjshme për faktin që nuk po mbështetët nga Federata Sindikale e punëtorëve shëndetësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me këtë shkresë ju njoftoj se greva juaj nuk është e bazuar në asnjë nga ligjet në fuqi dhe së nga dita e hënë me 24.12.2018 jeni të obliguar t’i ktheheni punës”, thuhet në shkresën e Sejdiut të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”.
Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë sipas Sejdiut do të këtë masa për grevistët.
“Në të kundërtën jemi të detyruar të marrim masa ndaj atyre kolegëve që hyjnë në grevë jashtë organizimit sindikal”, është paralajmërimi I Sejdiut për kirurgët.
Sot është dita e shtatë që prej kur shumica e kirurgëve është future në grevë me kërkesën që pagat tu rritën aq sa I kanë prokurorët e gjyqtarët. Në gjitha klinikat e Kirurgjisë që një javë po ofrohen vetëm shërbimet emergjente ndërsa rastet elektive (të ftohta) nga lista e pritjes nuk janë duke u trajtuar.
{gallery}