Arbëri

“Askush s’e përmend bashkëngjitjen e Preshevës me Kosovën”

“Askush s’e përmend bashkëngjitjen e Preshevës me Kosovën”
 

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, Zoran Stankoviq ka deklaruar se askund zyrtarisht nuk është përmendur çështja e bashkimit të këtyre tri komunave me Kosovën, transmeton Koha.net.

"Këmbimi i territorit dhe bashkëngjitja e Luginës së Preshevës është një gjë e përmendur në qëndrimet e disa liderëve kosovarë, para së gjithash Hashim Thaçit. Por askund, as në biseda me bashkësinë ndërkombëtare, zyrtarisht nuk është përmendur çështja e këmbimit të territoreve dhe askund nuk është vënë në pikëpyetje integriteti territorial dhe sovraniteti i Serbisë në këto tri komuna. Shpresoj se as në periudhën e ardhshme”, citon “danas” të ketë thënë Stankoviq