Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis peticioni për bashkimin e Mitrovicës

Ka nis peticioni për bashkimin e Mitrovicës. Një ndër të parët që e ka nënshkruar ka qenë kryetari Agim Bahtiri.

Derisa, në Kuvendin Komunal është duke u diskutuar kjo iniciativë që ka marrë mbështetjen nga të gjitha subjektet politike.

Agim Bahtiri tha se MAPL-ja ka gabuar dhe ka bërë një veprim skandaloz, gjithashtu sipas tij, ka marrë vendim politik.

“Kërkesa jonë është shumë legjitimë dhe e ftoj ministrinë që ta shqyrtojë edhe njëherë kërkesën. Po ju them me plot bindje, i sigurt se kërkesa jonë do të zbatohet pikë për pikë. Kryetari i Komunës nuk sjell diçka në kuvend pa marrë mbështetje. Këtë iniciativë e përkrahin të gjitha partitë në qendër. Nuk kemi nisur diçka që të mbesim në gjysmë të rrugës. Unë e kom shumë perime”, është shprehur Bahtiri, raporton KTV-ja.

Ai gjithashtu shtoi se “s’kom me lon guri pa rrotullu deri në zbatimin e kërkesës sonë”.

Në Kuvend tani po shqyrtohet ndalimi i iniciativës së Bahtiri nga MAPL-ja.

Edhe Bahtiri s’heq dorë nga ideja për bashkimin e Mitrovicës, thotë se do të fitonte edhe në veri Arbëri 7 v. më parë Bahtiri s’heq dorë nga ideja për bashkimin e Mitrovicës, thotë se do të fitonte edhe në veri

Ky peticion ka shtrirje në tërë Kosovën, me theks të veçantë në Mitrovicë janë vendosur pesë pika, duke filluar para objektit të ndërtesës komunale, tek sheshi i qytetit, në afërsi të stacionit të autobusëve, tek xhamia ”Isa Begu”, ku qytetarët kanë mundësi të nënshkruajnë këtë peticion.

{gallery}