Arbëri

DW: E megjithatë dialogu Kosovë-Serbi mbetet pa alternativë...

DW: E megjithatë dialogu Kosovë-Serbi mbetet pa alternativë...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq, biseduan në prani të të ngarkuarës së BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. Me gjithë problemet, dialogu nuk vihet në dyshim, shkruan sot Deutsche Welle.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuçiq kanë marrë pjesë në në një drekë të organizuar nga Përfaqësuesja e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogerini të mërkurën (19.12) dhe pas drekës kanë komentuar letrat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dërguar atyre. Presidentët e dy vendeve të ballkanike shprehën edhe dyshimet e tyre në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në të ardhmen e afërt.