Vazhdon greva e mjekëve në QKUK

Vazhdon greva e mjekëve në QKUK
Greva e mjekëve po vazhdon në klinikën abdominale dhe në klinikën e syve, raporton KTV.
Drejtori i klinikës abdominale, Rifat Bajrami ka thënë se Këshilli ka vendosur për vazhdimin e grevës, ndërsa ai i klinikës së syve, Florim Zejnullahu, ka thënë se një pjesë e mjekëve të kirurgjisë janë duke vazhduar grevën, por rastet emergjente janë duke u trajtuar.
Dhjetë klinika të QKUK-së kërkojnë paga të njëjta me prokurorët dhe gjyqtarët
Dhjetë klinika të QKUK-së janë duke vazhduar grevën përkundër mohimeve të menaxhmentit se po ndodh kjo grevë, raporton Koha Ditore.
Mjekët e këtyre klinikave po kërkojnë që pagat e tyre të jenë të njëjta me ato të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Në grevë janë së paku 103 mjekë, në bazë të listave të nënshkruara, të cilat i ka siguruar gazeta.
Në gjitha këto klinika po punohen vetëm rastet urgjente. Sallat nuk janë duke punuar e as shërbimet specialistike. Klinikat e Kirurgjisë përbejnë rreth 50 për qind të QKUK . Nga burime të saj, gazeta ka mësuar se para pak minutash grevës i është bashkuar edhe Spitali i Gjakovës/ Saranda Ramaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Reformat e Bidenit, shkarkohet drejtori i zyrës së DFC-së në Serbi

Webberi thotë se Kosova duhet t’i shtrëngojë masat anti-COVID

Për herë të parë ekspozohen artikuj nga ngjarjet në familjen Jashari

Jashari: Përtej dallimeve politike të jemi të bashkuar

Cili është vaji me cilësitë më të larta ushqyese?!

Partitë e komuniteteve ankohen në PZAP, të gatshëm t’i drejtohen edhe Kushtetueses

Hoti: Vaksina anti-COVID do të vijë këtë muaj

Haradinaj: Rruga e familjes Jashari e forcon Kosovën

208 ankesa në PZAP për rezultatin zgjedhor

23 vjet nga rënia e Jasharëve

Materiali nga hetimet e mbrojtjes së Mustafës kalojnë tek trupi gjykues më 30 prill
