Avokati i Popullit është institucioni më i besueshëm në Kosovë, thotë udhëheqësi i saj, Hilmi Jashari.
Në konferencën e fundvitit, ai vlerësoi se Institucioni i Avokatit të Popullit ka pasur zhvillime pozitive, siç është interesimi i institucioneve për të zbatuar rekomandimet e tyre.
Jashari tha se këtë vit ka pasur rritje të numrit të personave që kanë parashtruar ankesa, e që janë 5200 sosh, raporton TV Arta.
Rastet e zgjidhura, sipas Jasharit, po ashtu kanë shënuar rritje për 32 për qind.
E në bazë të ankesave të paraqitura, 98% e qytetarëve janë shqiptarë, shumica nga ta meshkuj.
Nga ankesat, 26 për qind u janë drejtuar gjykatave, 15 komunave, 7 policisë dhe 40 ankesa kanë qenë për Qeverinë.