Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj janë duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme.
Qalaj para deputetëve ka thënë se orari i punës është duke u respektuar nga policia dhe se u është ndaluar qëndrimi në kafene dhe shkuarja në xhami gjatë orarit të punës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Orari i punës është duke u respektuar qind për qind. Ua kemi ndaluar pjesëtarëve policorë qëndrimin në lokale gjatë orarit të punës dhe shkuarjen në xhami”, ka thënë Qalaj që ka bërë të ditur se Policisë i janë shtuar 107 pjesëtarë të intervenimit të shpejtë.
Mustafa i MPB-së ka thënë se objektivat e ministrisë që drejton janë luftimi i korrupsionit, krimin e organizuar siç është trafikimi i qenieve njerëzore dhe migrimin e pa rregullt.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga Mustafa dhe Qalaj që të mos ndodhin më skandalet siç janë rastet si vjedhja e dhomës së dëshmive, suspendimi i policëve që dhanë informata për djalin e Shpend Maxhunit.