Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rezoluta nuk ia kufizon Thaçit rolin në dialog

Presidenti Hashim Thaçi do ta ketë rolin e njëjtë në dialogun me Serbinë, kanë konfirmuar të hënën në Presidencë, ani se dy ditë më parë Kuvendi e ka miratuar një Rezolutë që për përfaqësim në këtë proces e autorizon një ekip, pjesë e të cilit nuk është kreu i shtetit.

Edhe juristë dhe vëzhgues të procesit të negociatave e kanë bindjen se presidenti do të vazhdojë ta luajë rolin qendror në proces, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bekim Çollaku është këshilltar kryesor i presidentit Thaçi. Sipas tij, edhe vetë Rezoluta ia njeh presidentit të drejtën e përfaqësimit të vendit në fazën përmbyllëse të dialogut.

“Mandati i presidentit të Republikës së Kosovës në këtë proces mbetet ai që ia njeh dhe garanton Kushtetuta e Kosovës, dhe kjo Rezolutë e miratuar nga Kuvendi i Kosovës as nuk mund ta forcojë më shumë atë rol, por as edhe ta dobësojë. Të njëjtën gjë e rikonfirmon edhe vetë Rezoluta e miratuar e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Çollaku. “Prandaj, thelbësore në këtë proces është vetëm fakti që, më në fund, është arritur konsensusi i gjerë politik, është mandatuar delegacioni shtetëror nga Kuvendi i Kosovës dhe janë përcaktuar qartazi të gjitha procedurat dhe përgjegjësitë e institucioneve dhe ekipeve të përfshira në dialog”. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)