Moti i nesërm do ta përmirësojë edhe cilësinë e ajrit Foto: Koha / ilustrim

Moti i nesërm do ta përmirësojë edhe cilësinë e ajrit

17 December 2018 21:40

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti për ditën e nesërme do të jetë i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të dobët e vende-vende të intensitetit mesatar.

Masat e ajrit të ardhura nga pjesa verilindore e kontinentit do të vazhdojnë të mbeten prezente edhe gjatë ditës së martë, duke e mbajtur këtë gjendje termike me vlera negative të temperaturave në dy vlerat ekstreme.

“Do të ketë vranësira të cilat do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët e vende-vende të intensitetit mesatar. Sa i përket fushave barike, ato do të ngrihen mbi vlerat e normales. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius”, thotë IHMK-ja.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s dhe ky qarkullim i masave të ajrit do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme