Arbëri

Ideja për korrigjim kufijsh s’është e Thaçit por e Serbisë, thotë Krasniqi

Foto: Driton Paçarada / Koha
Foto: Koha
 

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, thotë se transformimi i plotë i FSK-së në Ushtri, varet nga shumë faktorë porse do kohë edhe për shkak të fuqisë financiare.

Krasniqi, në “Intervistën e Javës” në Koha.net thotë se pa konsensus kombëtar procesi i dialogut me Serbinë nuk do të duhej të fillonte, por ka pak shpresa që të arrihet ky konsensus, pasi sipas tij, gjuha e komunikimit mes partive politike është jo bashkëpunuese. Thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk e kanë hallin e konsensusit sa e kanë hallin e pushtetit e jo aq të shtetit.