Arbëri

Veteranët e luftës: Sot Kosovës iu shtua një datë e rëndësishme

Veteranët e luftës: Sot Kosovës iu shtua një datë e rëndësishme
 

Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dërguar një urim për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Pas shumë përpjekjeve të popullit tonë në luftërat për liri, si rezultat i gjakut të derdhur të mijëra dëshmorëve të kombit, gjymtyrëve të invalidëve dhe mundit të veteranëve të brezit të UÇK-së të prirë nga Komandanti legjendar Adem Jashari, historisë së Kosovës sot i’u shtua një datë e rëndësishme, ajo e transformimit të FSK-së, përkatësisht e Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në urim.