Arbëri

Simiq: Kosova po do “zjarr politik”

Simiq: Kosova po do “zjarr politik”
Foto: Ilustrim

Lista Serbe pret që BE-ja dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare deri të premten të bëjë presion të fuqishëm ndaj Kosovës që ajo të heqë dorë nga formimi i Ushtrisë, thotë Slavko Simiq, transmeton Koha.net.

“Nëse kjo ndodh të premten, është krejt e sigurt se do të ketë tensione të reja dhe Kosova do të krijojë një zjarr serioz politik që do ta përdorë ndaj popullatës serbe Beogradit dhe është krejt e sigurt se tymi nga ky zjarr do të ndjehet në gjithë rajonin”, ka thënë nënkryetari i Listës Serbe për TV Prva.