Deda: Thaçi po jetëson idenë e Qosiqit për ndarjen e Kosovës

Deda: Surroi dhe Shllaku personat e vetëm që mund të komunikojnë me liderët politikë

11 December 2018 20:17
21:11

Iniciativa e dy përfaqësuesve të shoqërisë civile, Veton Surroi dhe Luan Shllaku, sipas Ilir Dedës është platformë e cila mund të sjellë rezultate konkrete në dialogun me Serbinë.

Kjo iniciativë e KFOS-it mbështet partitë e pushtetit dhe opozitës në procesin negociator, pa marrë parasysh a marrin pjesë a jo në ekipin negociator.

Sipas Dedës, si Surroi njëjtë edhe Shllaku, janë personat e vetëm të cilët mund të komunikojnë me të gjithë liderët politik dhe kanë durim të pakrahasueshëm për ta bërë këtë.

“Nëse ka dikush që mundet me komuniku me të gjithë liderët e partive politike atëherë është Veton Surroi dhe Luan Shllaku, njëjtë”.

Deda tha se kjo duhet të përfundohet para krishtlindjeve katolike. Ai tha se jo domosdo e sheh vetën në Ekipin Negociator mirëpo as nuk e mohoi tërësisht.

20:53

Deda tregon arsyet për largim nga politika

Ilir Deda përfundimisht nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme pasi ka thënë se nuk ka për çka të kandidojë dhe çka t’i premtojë popullit në një situatë konflikti shtetëror.

Ekskluzivisht në Rubikon, Deda foli për herë të parë për zhgënjimin e tij nga klasa politike dhe zhvillimet e fundit. Madje Deda nuk pajtohet krejtësisht edhe me qëndrimet fundit të partisë për dialogun me Serbinë, parti kjo të cilën e themeloi bashkë me Mimoza Kusarin.

Sipas tij, në reagimin e fundit të partisë ka edhe gabime në shkrim gjë që lë të kuptohet se nuk e ka nënshkrimin dhe pajtueshmërinë e tij të plotë. Primare për Ilir Dedën është që në çfarëdo forme dhe çfarëdo mjeti ta ndal Thaçin.

Deda tha se kjo gjendje dhe në këtë situatë në të cilën është kanosur vendi nuk do të kandidojë, çka e bën të dallojë me bashkëthemeluesen e Alternativës, Mimoza Kusarin, për të cilën thotë se do të kandidojë.

“Jemi të bllokuar prej zhurmës dhe konfuzionit të madh që e ka shkaktuar hapja e shtetësisë tonë... Ne jemi bashkë por i kam thënë që nuk marrë pjesë në zgjedhje, çka do t’u premtosh njerëzve”.

Deda thotë se nuk do të bëhet ekipi negociator meqë PDK nuk do ta votojë rezolutën.

“Unë mendoj që nuk do të bëhet sepse PDK nuk e përkrah ligjin dhe rezolutën sepse Thaçi e kundërshton. Ne e kemi pa menjëherë që nuk përkrahet. Është lëmsh, kaos”.

“Mbi rezolutën dhe ligjin, po more, qysh jo. Ma së miri kish qenë me qenë edhe LDK e Vetëvendosje dhe marrëveshja që pastaj të shkojmë në zgjedhje por tash këtu ka kërkesa dëshirore”, ka thënë Deda.

20:28

Deda thotë se LDK-ja dhe VV-ja refuzuan protestat kundër Thaçit

Dështimi opozitar është i dukshëm dhe sipas Ilir Dedës, bashkëthemelues i Alternativës, po bëhet për fajin e vetë partive opozitare të cilat nuk po janë të gatshme ta kundërshtojnë idenë për ndarje të kufijve.

Ilir Deda kishte lutur dy grupet më të mëdha opozitare për ta kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaci përmes daljes në rrugë dhe organizimit të protestave. As Vetëvendosja e as LDK nuk pranuan.

“E kam lut Vetëvendosjen dhe LDK-në, nuk ka qenë negociatë, ia kam shtruar njerëzve vendimmarrës, ‘hajde po dalim në rrugë, hajde po dalim në rrugë’. LDK ka thanë që ‘nuk janë pjek kushtet’ e këtë nuk e kuptoj sepse nëse s’janë pjek kushtet kur hapet sovraniteti i Kosovës atëherë nuk e di se kur hapet ndërsa Vetëvendosja ka qenë e kënaqur me protestën e 29 shtatorit, kanë thënë se e ndalën Thaçin”, ka thënë Deda.

“Njerëzit kanë frikë prej dialogut me Serbinë, të gjithë, prej partisë teme e tutje sepse luajtja e Thaçit me shtetësi ka shkaktuar panik edhe janë inatet. Vazhdoj me pa që bashkëpunimi politik ka të bëjë me tema të caktuara e nëse për shtetësi të Kosovës partitë politike nuk arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët atëherë faleminderit shumë”.

“Kur i ke të gjitha mundësitë, i ki 82% të popullit kundër, atëherë s’duan në rrugë, s’duan në Kuvend atëherë çka po duan. Këto janë qyfte”.

Sipas Dedës, janë bërë të gjithë “Thaçi” të vegjël pasi sipas tij, Thaçi është ai që bën ashtu siç do ai dhe kushtëzon çdo gjë për t’u bërë siç do ai.

20:17

Deda: Thaçi po jetëson idenë e Qosiqit për ndarjen e Kosovës

Marrëveshja Thaçi – Vuçiq nuk të jetë asgjë tjetër përpos spastrim etnik dhe kjo sipas deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda është vetëm marrëveshje e Dobrica Qosiq. Sipas tij, është pikërisht presidenti i vendit, Hashim Thaçi që synon të jetësojë një ide të tillë.

“Sot e shoh që Thaçi është shumë më afër realizimit të projektit të tij se sa që jemi ne tjerët. Ai është pesë hapa përpara dhe kur ta sheh këtë situatë, unë kam thënë shumë herë, që kjo ide është përcaktuese, pra është për fatin e Kosovës”, ka thënë Deda.

“Jemi në situatë ku asnjë projekt politik i tanishëm nuk do të vlejë në një Kosovë të ndarë sepse do të jetë shtet tjetër. Duke u ndarë Kosova, veç pjesa e mbetur do të jetë në një konflikt brenda shqiptarë sepse si do të mund t’u thuash shqiptarëve në veri se kemi hequr dorë prej juve, si t’u thuash serbëve të jugut se çohuni e ecni në Serbi. Ky është spastrim etnik”, ka thënë ai

Zhgënjimi prej politikës që ai e shpalosi në Facebook thotë Deda vjen si rrjedhojë e akumulimit të veprimeve të vazhdueshme për ta ndalur presidentin Thaçi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme