Arbëri

Komisioni për arsim miraton në parim Projektligjin për arsimin e lartë

Komisioni për arsim miraton në parim Projektligjin për arsimin e lartë

Komisioni parlamentar për arsim e ka miratuar në parim Projektligjin për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.

Në mbledhjen e mbajtur të hënën ku është shqyrtuar ky projektligj, ka qenë prezent edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, i cili Projektligjin e ka cilësuar si të një rëndësie të veçantë për fushën e arsimit. Ai i ka informuar anëtarët e Komisionit se në projektligjin e ri janë bërë disa ndryshime që dallojnë nga ligji aktual që është në fuqi.