Arbëri

Nga janari Dogana e Kosovës në portin e Durrësit

Descriptive Text

Grupet teknike kanë filluar procedurat për hapjen e zyrës së Doganës në Portin e Durrësit.

Dogana thotë se në kuadër të bashkëpunimit të dy Qeverive, si dhe në kuadër të zbatimit të vendimeve të dyja qeverive me datën 7 dhe 8 dhjetor në Tiranë dhe Durrës, drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha me bashkëpunëtorë ka takuar drejtoren e Përgjithshme të Doganës së Shqipërisë, Belinda Ikonomi me bashkëpunëtor, transmeton kp. 

“Gjatë këtij takimi ishin prezent edhe dy grupet punuese të administratave doganore ku edhe janë diskutuar mbi procedurat teknike për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit. Krahas takimeve u bë edhe vizita në portin e Durrësit ku me këtë rast edhe u përcaktuan zyrat dhe ambientet e punës për Doganën e Kosovës nga ku do të zhvillohen procedurat doganore të tranzitit. Hapja e kësaj zyre do të lehtësoj tregtimin, lëvizjen e mallrave po ashtu edhe atë të udhëtareve. Kjo pritet të reduktoj koston e bizneseve si dhe të ndihmoj në rritjen e ekonomive të dy vendeve përmes thellimit të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Procedurat doganore në Portin e Durrësit nga Dogana e Kosovës do të fillojnë që nga muaji janar 2019.