Moti gjatë vikendit në Kosovë Foto: Ilustrim/Koha

Moti gjatë vikendit në Kosovë

07 December 2018 20:16

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një komunikate për media, njofton se gjatë vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal atmosferik.

“Gjatë ditës së shtunë pritet që të ketë zhvillim të vranësirave të cilat nuk do të jenë stabile dhe në shumë territore parashihet të bie shi. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHMK, thotë se parashihet të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi 1-6m/s.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme