Pas shterjes së debatit rreth Projektbuxhetit për vitin 2019 në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, është pamundësuar procesi i votimit për shkak të mungesës së kuorumit, transmeton Koha Ditore.
Në sallë janë rreth 30 deputetë. Për pasojë, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës do të vendosë se kur do ta hedhë në votim Projektbuxhetin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, seanca po vazhdon me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.