Arbëri

Përfaqësues të Rrjetit të Shitësve me Pakicë kërkojnë përkrahje nga kryeministri

Përfaqësues të Rrjetit të Shitësve me Pakicë kërkojnë përkrahje nga kryeministri

Prishtinë, 7 dhjetor - “Qeveria e Kosovës do ta vazhdojë mbështetjen e vazhdueshme të sektorit privat si një nga gjeneruesit e vendeve të punës dhe si kontribuues dhe taksapagues mjaft të fuqishëm në buxhetin e Republikës së Kosovës”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti një delegacion nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë, të kryesuar nga Mrika Selimaj, drejtoreshë e kësaj shoqate.

Drejtoresha Mrika Selimaj dhe anëtarët e delegacionit e njoftuan kryeministrin me sfidat me të cilat janë duke u përballur tregtarët e Kosovës, dhe për një varg çështjesh tjera, si projektet për pastrimin e Kosovës; Ligji mbi mbrojtjen e konsumatorit; Aparatet shërbyese (POS) për pagesa me kartelë në markete; Ligji i TVSH-së përmes të cilit mund të rregullohen Kallo-humbjet të cilat bizneset paguajnë TVSH, si dhe për Ligjin mbi tregtinë e brendshme, thuhet në njoftimin për media në lidhje me këtë zhvillim.