Serbia dezinformon, u shkruan kompanive ajrore se “Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur” Foto: Koha / ilustrim

Serbia dezinformon, u shkruan kompanive ajrore se “Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur”

05 dhjetor 2018 14:06

Avioni Civil i Serbisë po i dezinformon operatorët ajrorë duke u dërguar mesazhe se Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për trafik ajror civil dhe se nuk jepen leje për operime.

Kështu ka bërë me dije Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili ka publikuar disa mesazhe ku shihet kjo gjë.

“Përveç bllokadës së hapësirës ajrore mbi territorin e Serbisë për fluturimet që kanë destinacion e origjinë Aeroportin ‘Adem Jashari’, autoritetet serbe vazhdojnë me gënjeshtra e tentativa për lajthitje e bllokim të operatorëve ajror. Që nga përfundimi i luftës sonë çlirimtare, autoritetet e Aviacionit Civil të Serbisë dezinformojnë operatorët ajrorë me mesazhe se Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për trafik ajror civil dhe se nuk jepen leje për operime. Një mesazh i tillë i ishte dërguar edhe këtë mëngjes një operatori ajror që planifikon të realizojë fluturime nesër në aeroportin ‘Adem Jashari’”, ka shkruar Hyseni, raporton Koha.net.

Ai ka thënë se lejet për fluturime i jep Kosova tashmë dhe se gënjeshtarët nuk do ta kenë mundësinë asnjëherë më.

Image

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme