Prokuroria e Mitrovicës mohon largimin e stafit serb Foto: Ilustrim

Prokuroria e Mitrovicës mohon largimin e stafit serb

29 November 2018 10:31

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka mohuar largimin e prokurorëve dhe stafit serb.

Përmes një komunikate, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka thënë se lajmet për largimin e stafit janë të pasakta.

“Po ashtu, ju njoftojmë se, sot, të gjithë prokurorët dhe stafi mbështetës serb kanë filluar punën si çdo ditë tjetër, si dhe, prokurorët kanë shkuar nëpër gjykata për të mbajtur seancat gjyqësore. Andaj, kërkojmë nga gjitha mediat mirëkuptim për mos publikimin e lajmeve që nuk janë të vërteta, dhe të pa konfirmuara paraprakisht nga sistemi prokurorial. Sistemi prokurorial i Republikës së Kosovës, mbetet i përkushtuar në ofrimin e informatave drejtë publikut”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme